Basha mbledh kolegjin e Kryetarëve: Faleminderit për punën e bërë gjatë zgjedhjeve

Shqipëria

Basha mbledh kolegjin e Kryetarëve: Faleminderit për punën e bërë gjatë zgjedhjeve

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kolegjin e Kryetarëve, menjëherë pas marrjes së detyrës.

Bëhet me dije se ky takim është zhvilluar në formë falenderimi nga kryedemokrati për punën që strukturat e Partisë Demokratike kanë zhvilluar gjatë procesit zgjedhor.

Lulzim Basha u rizgjodh kreu i demokratëve në përballjen me kandidatin tjetër, Gjergj Hani.

Nga 18 mijë demokratë që morën pjesë në zgjedhje, 16.196 votuan për Lulzim Bashën ndërsa 1.600 për rivalin e tij, Gjergji Hani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat