Shpëtohet 17 vjeçari nga mbytja në plazhin e Velipojës

Shqipëria

Shpëtohet 17 vjeçari nga mbytja në plazhin e Velipojës

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një 17-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës.

Lajmi është bërë publik nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije Ve.

Raportohet se 17-vjeçari ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

“Velipojë- Shpëtohet i riu 17-vjeçar falë asistencës mjekësore të super ekipit të qendrës shëndetësore verore të #Velipojës, ku ofrohet shërbim mjekësor 24/7 për banorët dhe pushuesit”- shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat