“Gojaç, gagaç, memec”, Roland Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Je në politikë si servil se ashtu i duhesh Saliut

Shqipëria

“Gojaç, gagaç, memec”, Roland Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Je në politikë si servil se ashtu i duhesh Saliut

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 22:14
Roland Bejko i përgjigjet Tritan Shehut

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PD-së, Tritan Shehu, pasi ky i fundit është shprehur se pallati që do ngrihet pas Teatrit të Operas është forma e revolucionit të foltores.

Në një postim në Facebook, Bejko shkruan se ka ardhur në parti përmes votave, ndërsa Shehu duke iu servilosur ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa paralajmëron se ‘lufta’ e sotme në rrjetet sociale, nuk mbyllet me kaq.

Postimi i plotë:

Dy fjalë shokut Tritan …
Pavarësisht keqpërdorimit të llahtarshëm që i ka bërë Saliu, Tritan Shehut, unë për të kam pasur respekt si mjek. Si politikan, nuk është se më ka thënë ndonjë gjë.
Por, tani që vazhdon ende me pasion të vetsakrifikohet për të mbrojtur Saliun duke denigruar këdo që u përmend emrin më duhet t’i them ca fjalë.
Të jesh pa flokë, apo tullac, besoj se nuk është krim. As të kesh hundën e madhe, prapë besoj se nuk është krim.
Siç nuk është krim të jesh edhe gojaç, gagaç, memec, apo jargash që kur flet të ikin copat e pështymës si bajgat e lopës.
Turp është psh, të qëndrosh në politikë një jetë të tërë pa meritë, por si një lëtyrë lëpirse, servile dhe i keqpërdorur deri në shpërdorim nga Saliu personalisht.
Ti Tritan e ke filluar politikën në aksionet kriminale të shembjes së kishave e xhamive që në 1967, duke dalë më pas triumfator si sekretar rinie pas aksionit në foto me Enver Hoxhën e Ramiz Alinë. Dhe për këtë ti duhet të ndiheshe në turp sot.
Ndërsa unë e kam filluar politikën si student në dhjetorin e ’90 në Universitet duke çuar studentët në vendlindjen e diktatorit kundër diktaturës që shembi kisha e xhamija. Për këtë arsye Patriarku atëhershëm më dekoroi me “Medalje Trimërie”. Natyrisht, për këtë akt unë ndihem krenar sot!
Ti je në politikë se ashtu deshi Sali Berisha se kish nevojë për një servil dhe lëpirës të neveritshëm si ti, pikërisht për t’i mbrojtur krahët nga kushdo që nuk është dakord me të. Pra kish nevojë për një qen që të lehte me tërsëllimë sa herë do t’i duhej Saliut të trembte dikë, njësoj si qeni i Napoleonit te “Ferma e Kafshëve” e Oruellit që trembte kafshët.
Por, ti Tritan tani je qen që nuk të kafshon dot as atë që s’thuhet, se tashmë të kanë rënë dhëmbët e të ka mbaruar vakti.

Ndërsa unë jam në politikë pikërisht se nuk më deshi Sali Berisha e Lul Basha ngaqë nuk u lëpihesha me lajka e shërbime pa fund si ti.
Ti së shpejti do dalësh nga politika dhe e sigurt është që do mbahesh mend vetëm për dy gjëra, (i) për preshin që Lushnjarët të futën aty ku s’thuhet në ’97, dhe (ii) për njeriun model të servilizmit që tërë jetën në politikë nuk bëri dot një fjalim që të kujtohet. Pra do mbahesh mend si modeli i njeriut që u zvarit tërë jetën në kurrizin e patriarkut të partisë si kërmilli në fijen e lagur.
Ndërsa unë, kur të mos merrem më me politikë, do mbahem mend si njeriu që iu kundërvu të keqes në PD gjatë gjithë kohës, edhe atëherë kur ti guxove të respektoje njëherë të vetme veten tënde në 1999 kur e akuzove Saliun si komunist të pandrysheshëm dhe hajdut të pareve të piramidave financiare, Sude, Xhaferi, Gjallica etj.
Ty Tritan, unë brenda partisë, me votën e demokratëve të kam mundur sa herë më ka dashur qejfi, edhe si anëtar kryesie në Këshillin Kombëtar, edhe në primaret brenda partisë për deputet.
Por, ti u bëre deputet në vendin tim, a të ndonjë tjetri se i duheshe Saliut të lehje.
Si ka mundësi që sa ishim bashkë ti më prezantoje në takimet me qytetarët si heroin e demokracisë, studentin e dhjetorit, profesorin e nderuar i studiuar në Francë, etj, e ndërsa sot bën analogji për tullacllëkun tim?!
Unë jam ai që kam qenë, po aq tullac, me po atë hundë. Edhe ti je në fakt, po ai gagaxh që ke qenë. Ajo që ndryshoi midis nesh dhe të bën ty me gjasë agresiv, është halli që ka zënë Saliun, që me sa duket është dhe halli yt dhe i shumë qenve të tjerë që lehin pranë “Napoleonit” të foltores.
Po hallin e Saliut unë nuk e zgjidh dot. As hallin tënd. Thonë që amerikanlt në dosjen e Non Gratës kanë edhe aferat e firmës Shqiponja që thyente embargon e naftës në favor të Millosheviçit. Thonë që firmën Shqiponja e drejtoje ti në atë kohë. Ishte fiks koha kur ti si majmun, aq shumë e doje Saliun saqë e imitoje dhe në gjestikulacione e mimikë. Komplet palaço cirku!
Në kohët e lashta hajdutët viheshin nëpër kryqe, ndërsa në kohët e sotme njeriu është aq i paturp saqë kryqet i var në gjokset e hajdutëve, thotë Xhuzepe Mazini.
Por, me sa duket edhe kësaj skeme po i vjen fundi dhe në Shqipëri, falë perëndimorëve dhe shqiptarëve të ndershëm.
Laku po iu mblidhet në fyt të gjithë hajdutëve e të korruptuarve politikanë, prandaj dhe juve u ka ikur mendja, e nuk dini kë sulmoni.
Rasti yt është dëshmia më e mirë se si bisha komuniste e njeriut të ri që ndërtoi Enver Hoxha, del e bëhet aktive pa skrupuj sa herë i preket interesi, duke denigruar publikisht me daci baot e kohës së shembjes së klerit shqiptar, këdo që nuk u shkon pas avazit. Ndërsa në atë kohë ju rinia revololucionare të sulmonit për favoritet e gjata, sot ju pleqtë e korruptuar e sulmoni tjetrin pse është tullac.
Ndaj dhe këtë vend e ka marrë lumi, se ka rënë duar paranojakësh të pavlerë.
Kjo e sotmja nuk mbyllet me kaq. Ky reagim është thjesht sa për aperitiv…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat