Ngjarje e rëndë në Ksamil, i riu rrëzohet nga kati i dytë i resortit

Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Ksamil, i riu rrëzohet nga kati i dytë i resortit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:05
Ambulanca

Anduel Hoxha, vetëm 19 vjeç ka rënë nga kati i dytit i resortit në Ksamil ku rdhe po kalonte pushimet.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu, Anduel Hoxha është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil.

19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat