Tentoi të grabisë me armë marketin, momenti kur 20-vjeçari me armë në dorë konfliktohet me një qytetar!

Shqipëria

Tentoi të grabisë me armë marketin, momenti kur 20-vjeçari me armë në dorë konfliktohet me një qytetar!

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:42
Foto nga vendngjarja

Ky është momenti kur një 20-vjeçar ka tentuar të grabisë me armë një market në lagjen nr.13 në Durrës mbrëmjen e së enjtes (10 gusht) në Durrës.Teksa tentoi të marrë paratë në kasë, ai përplaset me një qytetar. I riu i drejton armën këtij të fundit, teksa qytetari përpiqet ta ndalojë.

Por, 20-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia dhe sipas bluve ngjarja mund të sillte pasoja për jetën e disa qytetarëve

“Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, në kuadër të operacionit policor “Alarmi”, u parandaluan ngjarje që mund të sillnin pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës”, raportojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Plazh, Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon kryerjen e një vjedhjeje me armë zjarri, ngjarje e cila mund të sillte pasoja për jetën e disa qytetarëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alarmi”, sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

I maskuar dhe i armatosur, hyri gjatë natës, në një market në shërbim, me qëllim vjedhjen e parave në kasë, arrestohet në flagrancë, brenda marketit, 20-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, një shtetas i maskuar dhe i pajisur me armë zjarri, kishte hyrë në një market në lagjen nr.13, gjatë kohës që ky subjekt ishte në shërbim, për të vjedhur, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, në kuadër të operacionit policor “Alarmi”, u parandaluan ngjarje që mund të sillnin pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat