Përplasën për vdekje 60-vjeçarin me veturë, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Shqipëria

Përplasën për vdekje 60-vjeçarin me veturë, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Gjirokastër pasi kanë përplasur për vdekje një 60-vjeçar që ishte me bagëti.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas,

pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja, raporton Euronews.al.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat