Protesta për lirimin e Belerit në Himarë, Erl Murati: Nuk është goditur si pjesë e grupit të minoritetit grek

Shqipëria

Protesta për lirimin e Belerit në Himarë, Erl Murati: Nuk është goditur si pjesë e grupit të minoritetit grek

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 18:13
Erl Murati

Kryeredaktori i ‘Gazeta Shqiptare’, Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi protestën që po mbahet në këto momente në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të qytetit, Fredi Beleri.

Murati u shpreh se Belerit nuk është goditur si pjesë e minoritetit grek, teksa shtoi se edhe opozita shqiptare nuk e ka cilësuar si të tillë.

Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”, ku prezent është edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis.

“Ndërhyrja e Athinës është politike dhe kërkon të tregojë se është i tyre. E vërteta është se ai nuk është goditur si pjesë e minoritetit grek. Po të shohim deklaratat e opozitës, nuk e kanë cilësuar arrestimin e Blerit për çështje etnike, por politikë e brendshme. Nuk e kanë venë theksin te arrestimi i tij si goditje e minoritetit greke. Nuk besoj se Bleri është goditur si pjesë e grupit etnik grek. Ne duhet të presim vendimin e gjykatës për këtë çështje, para se të japim verdikte penale për atë”, u shpreh Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat