Vrasja e Aleksandër Zakës, publikohet fotoja e autorit: Një ditë para se ta ekzekutonte kishin qenë bashkë në shtëpi

Shqipëria

Vrasja e Aleksandër Zakës, publikohet fotoja e autorit: Një ditë para se ta ekzekutonte kishin qenë bashkë në shtëpi

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 07:13
Fotoja e autorit

Fotoja qe është e autorit të vrasjes së shqiptrit Aleksandër Zakës në Greqi.51-vjeçari nga Lushnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar.

Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.

Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek.

Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar.

Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës.

Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij.

Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është në arrati që prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat