Plagosi me thikë 41-vjeçarin në Kuçovë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Shqipëria

Plagosi me thikë 41-vjeçarin në Kuçovë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kuçovës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 41-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se B. A., akuzohet se ka plagosur shtetasin me inicialet E. B.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Llukan Prifti”.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 41-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, për plagosjen e shtetasit E. B., të kryer mbrëmë, në lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit, u bë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit B. A., 24 vjeç, banues në Kuçovë.

I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit B. A. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat