Vuri në mesnatë muzikë të lartë në lokalin që kishte në pronësi, vihet nën hetim 33-vjeçari në Himarë

Shqipëria

Vuri në mesnatë muzikë të lartë në lokalin që kishte në pronësi, vihet nën hetim 33-vjeçari në Himarë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Himarë/Vijojnë kontrollet gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë mesnatës, për të parandaluar ndotjen akustike dhe shqetësimin e banorëve/pushuesve.

Vuri në mesnatë, muzikë të lartë, në lokalin që kishte në pronësi, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Në vijim të kontrolleve të kryera në bazë të kallëzimeve të qytetarëve/pushuesve, për muzikë tejet të lartë dhe pas orarit të përcaktuar, në lokale në qytet apo në zonë bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, rast për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në mesnatë, në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, në lagjen “Spile”, shërbimet e Policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët/pushuesit përreth.

Gjithashtu, për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat