Tentoi të derdhë ujërat e zeza në lumë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Himarë

Shqipëria

Tentoi të derdhë ujërat e zeza në lumë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Himarë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Drejtuesi i një autoboti është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të derdhte ujërat e zeza në lumin e Borshit. U procedua ndihmësi i tij. Në kërkim u shpall pronari i subjektit. Gentjan Qurku 40 vjeç u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujërat e zeza në lumë

Njoftimi i policise Himarë:

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pollution”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit.

Tentuan të ndotnin ujërat e lumit të Borshit, duke derdhur ujëra të zeza, gjatë natës, me autobot, arrestohet në flagrancë drejtuesi i autobotit dhe procedohet penalisht ndihmësi i tij.

Shpallet në kërkim pronari i subjektit ekonomik për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari kriminale.

Sekuestrohet autoboti.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në rrugë operative, se gjatë natës, do të derdhej një autobot me ujëra të zeza, në ujërat e lumit të Borshit, këto shërbime kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e këtij krimi kundër mjedisit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shtetasi G. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për ndihmësin e 40-vjeçarit, shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua mjeti autobot.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat