Nuk pranoi të shlyente detyrimet mujore, 78-vjeçari kanos faturisten e ujësjellësit në Mat

Shqipëria

Nuk pranoi të shlyente detyrimet mujore, 78-vjeçari kanos faturisten e ujësjellësit në Mat

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 10:45
Gjatë kontrollit policor në banesë, 78-vjeçarit iu gjet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Një 78-vjeçar me iniciale S.M., ka rënë në prangat e policisë DVP Mat, pasi ka dhunuar punonjësen e Ujësjellësit pasi ka kundërshtuar të paguajë detyrimin mujor të konsumit të ujit.

Gjatë kontrollit policor në banesë, 78-vjeçarit iu gjet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi Policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat. Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari.

78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së Ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë.

Ky shtetas nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat