Polici bie nga biçikleta, 55-vjeçari përfundon në spital

Shqipëria

Polici bie nga biçikleta, 55-vjeçari përfundon në spital

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një punonjës policie, 55 vjeç ka rënë nga biçikleta dhe ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të së enjtes në vendin e quajtur “21 Dhjetori”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat