Parashikimi i motit në Shqipëri, e premte, 8 shtator

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri, e premte, 8 shtator

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 08:34
Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore në lindje të vendit në orët e mesditës deri në pasdite.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi deri 8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 15 në 35 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat