Zjarret, mbi 88 të proceduar/ Avokati: Të këtë më shumë masa me gjoba, dënimi nga 5 deri 15 vite burg

Shqipëria

Zjarret, mbi 88 të proceduar/ Avokati: Të këtë më shumë masa me gjoba, dënimi nga 5 deri 15 vite burg

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Jo vetëm temperaturat e larta, por edhe zjarrvënës të qëllimshëm kanë qenë shkak për djegien e një sasie të konsiderueshme të sipërfaqeve me të mbjedha nga veriu në jug. Për këtë vepër penale policia ka proceduar më shumë shkelës se sa ka arrestuar. Sipas juristëve për këto vpera dënimi shkon nga 5 deri në 15 vite burg, por alterntive është edhe dënimi me gjobë.

Fenomeni i zjarrvënies së qëllimshme nuk është ndalur as këtë sezon pavarësisht nismave apo takimeve që polica dhe bashkitë kanë zhvilluar.

Sipas uniformave blu  gjatë këtij sezoni një pjesë e zjarreve në sipërfaqet pyjore shkaktohen nga temperaturat e larta, por, një pjesë prej tyre edhe nga pakujdesia e banorëve, si dhe zjarrvëniet e qëllimshme

Avokati Edvis Gorishti tregon se marzhi i dënimit për zjarrvënie mund të shkojë nga 5 deri në 15 vjet burgim.

Edvis Gorishti: “Për paragrafin e parë mund të marrin për pyjet nëse shkon deri tek fidanishtet, ose në çdo lloj zone pyjore. Paragrafi i parë parashikon dënim 5 - 8 vite burg, ndërsa paragrafi i dytë është kur ndryshohet destinacion. Pra, mund të themi është për barinjtë që mund të dalin dhe të ndryshojnë destinacionin që të bëjnë sa më shumë kullota, dhe kjo parashikohet nga 5 deri në 15 vite burg”.

Ai tregon se në shumicën e rasteve gjykata tregohet e bute, por një zgjedhje e mirë është që autoret ti dënosh më masa admisnitrative sic është gjoba.

Shpeshherë nga këto zjarre shumë prodhimë bujqësorë apo banesa kanë qënë të rrezikuara.

Rasti më i fundit u regjitrua në lushnjë ku u arrestua një 38 vjecar, i cili sipas policisë ka  qenë duke punuar tokën me një motokorrëse, e cila ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr duke djegur stanin dhe barin në pronësi të një fqinji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat