Si do të shkojë censi në Himarë? Kështu përgjigjet Ibrahimaj

Shqipëria

Si do të shkojë censi në Himarë? Kështu përgjigjet Ibrahimaj

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:55
Delina Ibrahimaj

Ministrja në ikje e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e ftuar në emisionin “Real Story”, ndër të tjera foli edhe për mënyrën se si do shkojnë censi te pakicat etnike dhe përkatësisht në Himarë.

Ministrja tha se me detajet merret INSTAT, por specifikoi faktin që në të gjitha zonat ku janë të identifikuar edhe nga censi i 2011 si zona me prezencë të pakicave etnike, anketuesit do të shkojnë me përkthyes.

“Nuk e kam informacionin kaq të detajuar se si do të shkojnë në Himarë. Sigurisht INSTAT i ka të gjitha informacionet, sepse ka muaj që bëjnë përgatitje për këtë çështje. Por mendoj që në të gjithë zonat ku janë të identifikuara edhe nga censi i 2011 si zona me prezencë të pakicave etnike, do të vijnë të shoqërues gjithmonë me një përkthyes.

Të gjithë qytetarët duhet ta dijnë se nëse e dëshirojnë këtë, mund ta kërkojnë” tha Ibrahimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat