Sa grekë dhe shqiptarë janë në Himarë? Çani: Dyshimet si do manipulohet censusi

Shqipëria

Sa grekë dhe shqiptarë janë në Himarë? Çani: Dyshimet si do manipulohet censusi

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:26
Gazetari Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Noë në Euronews Albania se ekziston mundësia që shifrat e censusit në Himarë të manipulohen.

Sipas tij, nëse në censusin e fundit kanë rezultuar 11, 6 për qind grekë, në censusin e ri mund të rezultojnë vetëm 3-4 për qind grekë.

“Kush e kontrollon vërtetësinë e shifrave të censusit? Dyshimi im është… zyrtarisht nga censusi i bërë para 10 vjetëve sa janë deklaruar që janë grekë, 11, 6 për qind.

Ky censusi kur të mbarojë, dyshimi im është se në Himarë do dalin 3-4 për qind grekë”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat