Shqipëri, një mësuesi i jep fund jetës së tij pranë varrit të gruas

Shqipëria

Shqipëri, një mësuesi i jep fund jetës së tij pranë varrit të gruas

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:44
Policia e Shtetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ballsh këtë të diel.

Petrit Jaupaj është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës.

Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë. /euronewsalbania/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat