Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Shqipëria

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Në rrugën “Qemal Stafa”, një automjet “Volsewagen” me drejtues shtetasin 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin 76 vjeç, banues në Kusarth.

I moshuari është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin, 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

I aksidentuari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat