Ndezën zjarr dhe dogjën disa ullishte, procedohen dy persona në Himarë

Shqipëria

Ndezën zjarr dhe dogjën disa ullishte, procedohen dy persona në Himarë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Ç. Xh., banues në Himarë, pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre;

S. J., banuese në Himarë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat