Gara në Kukës, Rama: Avantazhi i pakthyeshëm do të thellohet deri në kurorëzimin e fitores

Shqipëria

Gara në Kukës, Rama: Avantazhi i pakthyeshëm do të thellohet deri në kurorëzimin e fitores

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 09:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se kandidati i PS ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash.

I cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh.

Si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat