Qentë endacakë problem serioz në Bulqizë! Banorët të rrezikuar: I sjellin nga rrethet e tjera

Shqipëria

Qentë endacakë problem serioz në Bulqizë! Banorët të rrezikuar: I sjellin nga rrethet e tjera

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Në Bulqizë qentë endacakë janë kthyer në problem serioz për banorët e Lagjes së Vjetër dhe Lagjes së Re.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se gjatë tre mujorit të fundit në spital janë paraqitur mbi 20 raste nga kafshimet e qenve.

Rasti më i fundi ishte mbrëmë, ku një 65-vjeçare u sulmua nga qentë endacakë, gjë që mjekët e spitalit të Bulqizës e nisën me urgjencë drejt Spitalit të Peshkopisë për mjekim më të specializuar.

Siç shihet edhe nga pamjet qentë endacakë por jo vetëm edhe kafshët e tjera vërshojnë në pedonalen e Bulqizës.

Shumë prej banorëve shprehen se ndihen të kërcënuar çdo ditë, jo vetëm moshat e treta por të rrezikuar janë edhe fëmijët.

Një tjetër banor shprehet se “jam i detyruar të dal natën të pres pjesëtarët e familjes të cilët punojnë turni i dytë. Janë të infektuar dhe më sëmundje, dhe se kërkohet ndërhyrje urgjente.”

“Po na i sjellin nga rrethet e tjera”, shprehet një tjetër banor, “ndaj duhet një zgjidhje për këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat