Plagosja gjatë operacionit, mbetet kritike gjendja shëndetësore e shefit të Burrelit

Shqipëria

Plagosja gjatë operacionit, mbetet kritike gjendja shëndetësore e shefit të Burrelit

Më: 14 janar 2013 Në ora: 08:58

Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e shefit të krimeve të policisë së Burrelit Musa Skura i cili u plagos rëndë pasditen e djeshme gjatë një operacioni për kapjen e një bande kriminale në Mat.
Sipas informacioneve më të fundit edhe pse Skura i është nënshtruar për disa orë një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Tiranë mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Suç, ku policia kishte organizuar një operacion për arrestimin e disa personave të kërkuar.
Në momentin e nisjes së operacionit, të kërkuarit kanë qëlluar me armë ndaj policisë e cila po ashtu i është përgjigjur me zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur rëndë shefi i krimeve që drejtonte edhe operacionin, oficeri Musa Skura. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe njëri prej autorëve të ngjarjes, kurse anëtarët e tjerë të bandës janë vënë në pranga.
Në fillim policia ka arrestuar dy prej autorëve të ngjarjes dhe konkretisht shtetasit Fitim Alla dhe Vilson Milshkurti ndërsa disa orë më vonë gjatë një operacioni ku morën pjesë edhe forcat RENEA u arrestua pak kilometra nga vendi i ngjarjes edhe autori i tretë i plagosjes së shefit të krimeve të Burrelit, 22-vjeçari Rigels Lifja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat