Noka: Oficeri Skura do dërgohet në Itali për kurim më të specializuar

Shqipëria

Noka: Oficeri Skura do dërgohet në Itali për kurim më të specializuar

Më: 14 janar 2013 Në ora: 14:18

Shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura pritet të transportohet drejt Italisë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërsa u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të Skuras në spitalin Ushtarak, Ministri i brendshëm Flamur Noka deklaroi për mediat se qeveria shqiptare është e vendosur të shpërtojë jetën e tij dhe për këtë qëllim i ka dërguar një kërkesë spitalit të Foggias në Itali.
“Gjendja e shefit të krimeve të Burrelit është e stabilizuar por ne jemi të vendsur të bëjmë gjithçka për ti shpëtuar jetën. Kemi kontaktuar me spitalin “ San Xhovani” në Foggia të Italisë , një nga spitalet më të specializuara. Jemi në pritje të kthimit të përgjigjes dhe dërgimin e një avioni sanitar për transportimin e shefit të krimeve” tha Noka.
I pyetur në lidhje me hetimet për plagosjen e shefit të krimeve të Burrelit, ministri Noka theksoi se për çështjen po merren strukturat e policisë ndërsa tani mbetet prioritare shpëtimi i jetës së tij.
Ndërsa drejtori i spitalit Ushtarak Bedri Mihaj theksoi se gjendja shëndetësore e pacientit e lejon tranportimin e tij jashtë shtetit. “Pacientin do ta shoqërojnë përveç ekipeve italiane edhe ato shqiptare” shtoi Mihaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat