“I ka përfunduar anëtarësia”, Kryesia e PD përjashton Gazment Bardhin: Agjendë personale në bashkëpunim me non grata

Shqipëria

“I ka përfunduar anëtarësia”, Kryesia e PD përjashton Gazment Bardhin: Agjendë personale në bashkëpunim me non grata

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 20:17
Gazment Bardhi

Kryesia e Partisë Demokratike ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin. Burime për BalkanWeb nga Partia Demokratike bëjnë me dije se Kryesia ka vendosur ditën e sotme përfundimin e anëtarësisë së Bardhit në këtë forcë politike.

Vendimi është marrë pak minuta më parë, unanimisht.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike.”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat