Injoroi punonjësit e policisë në kufirin e Morinës dhe u largua me shpejtësi, arrestohet shoferi i një automjeti “Hummer”

Shqipëria

Injoroi punonjësit e policisë në kufirin e Morinës dhe u largua me shpejtësi, arrestohet shoferi i një automjeti “Hummer”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar nga Bajram Curri është vënë në pranga pasi kundërshtoi punonjësit e policisë në kufirin e Morinës dhe u largua pa dorëzuar dokumentet

Mbi 33-vjeçarin M.Gj rëndon vepra penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Pasi në hyrje të PKK Morinë, duke drejtuar automjetin tip “Hummer”, nuk ka paraqitur dokumentet në sportel, por ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe është larguar me shpejtësi me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është kapur në hyrje të qytetit të Bajram Currit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Hummer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat