Humbi jetën se u hodh nga fugoni, bashkëshorti i 57-vjeçares arrestohet si shkaktar

Shqipëria

Humbi jetën se u hodh nga fugoni, bashkëshorti i 57-vjeçares arrestohet si shkaktar

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, humbi jetën ditën e djeshme gruaja 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e fugonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte.

Si shkaktar i kësaj ngjarje të rëndë akuzohet bashkëshorti i saj 68-vjeçar, i cili mendohet se ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

Policia ka njoftuar se:

Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares, shtetasin M. Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat