GJKKO i la në fuqi ‘detyrim paraqitje/ “Sot s’mund të arrestoj njeri”, Berisha: Të çojmë në Kuvend amendamentin që i hap rrugë hetimit të deputetëve!

Shqipëria

GJKKO i la në fuqi ‘detyrim paraqitje/ “Sot s’mund të arrestoj njeri”, Berisha: Të çojmë në Kuvend amendamentin që i hap rrugë hetimit të deputetëve!

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:55
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë që t’i hapet rrugë miratimit në Kuvend të amendamentit për të hetuar më pas deputetët.

Berisha ftoi sërish Ramën që të bëhet burrë dhe të votojë amendamentin që i heq imunitetin deputetit.

“Me këtë deklaratë dua të sqaroj shqiptarët dhe të interesuari jashtë vendit tonë, me qëndrimin tim ndaj kërkesës së gjykatës dhe refuzimin tim për të shkelur kushtetutën. Garantoj çdo qytetar se me qëndrimin tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën. Përndryshe do të shkoj në gjykatë pa asnjë problem, por me një platformë për të shpallur të vërtetat e fshehura, pavarësisht se jemi në gjykatë apo prokurori. Ndaj e ftoj Ramën që të ketë guxim dhe të miratojë amendamentin që i jep çdo mbrojtje deputetëve shqiptarë, mes të pushtetshmëve dhe qytetarëve të tjerë. E di se disa deputetë të PS nuk do ta votojnë, por deputetët e PD do ta mbështesin njëzëri nëse ky amendament do të mbërrij në kuvend. S’do të lejojë që një gjykatës mercenar të rishkruaj Kushtetutën.

Ne jemi republike parlamentare. S’i lejoj asnjë hezitim për t’u paraqitur pranë Gjykatës, jam i prirur të shkoj. Në vitin 2012 propozova që të hiqej amendamenti. Ndaj e ftoj zotin Rama që të jetë burrë dhe të miratojë atë që kërkova, se tani nuk të fut Berisha në burg. Ata që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën, janë banditë kundër shtetit dhe jo përfaqësues. Pas 3 vitesh hetim intensiv dhe shterues siç thonë vetë, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim nuk gjetën asnjë provë për të ngritur kallëzim penal ndaj meje, por urdhëruan masa sigurie si person nën hetim. Kushtetuta thotë se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në asnjë formë pa autorizimin e Kuvendit. Ky është rasti i parë në 32 vite që merren masa të tilla. Ne deputetët e opozitës jemi gati për heqjen e kësaj dispozite nga Kushtetuta.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat