Habit gazetari i njohur: Jam kërcënuar para 1 muaji

Shqipëria

Habit gazetari i njohur: Jam kërcënuar para 1 muaji

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se gazetarët sot janë të pambrojtur.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, ai tregoi dhe eksperiencën e tij personale duke thënë se para një muaji është kërcënuar që të mos merret më me një çështje të cilën po e raportonte.

Ai shtoi se një nga fushat më të  vështira të gazetarisë është kronika e zezë, pasi herë pas here je i kërcënuar, ndërkohë që nuk je i mbrojtur nga shteti.

“Kronika e zezë është një nga fushat më të vështira pasi mund të përplasesh me shumë probleme, ndërhyrje gjatë raportimeve për ngjarje që kanë të bëjnë me krimi. Për një gazetar është shumë e vështirë të raportojë për çështjet e krimit pasi është i pambrojtur. Para një muaji kam pasur një kërcënim për një ngjarje dhe mbrojtja nga institucionet përkatëse janë zero. Ishte një mesazh i koduar që ti nuk mund të flasësh për këtë çështje ku një person ishte i vështirë. Është një rast që jo vetëm mua por dhe gazetarëve të tjerë ju ndodh”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat