U përjashtua nga Kuvendi pasi futi flakadanë, deputetja Metaliaj: E mësova përmes mediave, beteja jonë është pa kthim pas!

Shqipëria

U përjashtua nga Kuvendi pasi futi flakadanë, deputetja Metaliaj: E mësova përmes mediave, beteja jonë është pa kthim pas!

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Pamje nga studio

Lindita Metaliaj, deputetja e Partisë Demokratike, në një intervistë për News24, foli për përjashtimin e saj nga seancat plenare dhe na komisionet për 10 ditë, pasi futi flakadanë në Kuvend.

Ajo u shpreh se nuk është njoftuar zyrtarisht për përjashtimin nga Kuvendi, ndërsa shtoi se është informuar përmes mediave.

Në lidhje me aksionin opozitar parlamentar, deputetja e PD tha se kjo është një betejë dhe se nuk ka kthim pas.

Unë jam njohur me vendimin e përjashtimin përmes mediave., nuk kam asnjë njoftim zyrtar. Është  një terr informativ për këtë pjesë. Je mi kthyer në diktuarën e hershme, mungojnë internimet. Ky Parlament ka humbur atë që mund të quhet tempulli i fjalës së lirë. Ne kemi mjetet tona demokratike për të protestuar për këtë të drejtë, që është fjala e lirë. Ne s’kemi asnjë rrugëdalje tjetër. Ne si qytetarë kemi të drejtën e fjalës së lirë dhe për sa kohë nuk dëgjohemi dhe as nuk na jepet fjala për procedurë, ndaj duhet të kërkojmë llogari.

Flasim për ngritjen e komisioneve hetimore, ato janë e drejtë Kushtetuese. Ne na i kanë rrëzuar këto me urdhër të Ramës. Kemi kërkuar një sërë ngritjesh komisionesh, por na i janë mohuar. Ata nuk na kanë lënë asnjë rrugë dhe mënyrë proteste. Ne do i shkojmë deri në fund kësaj beteje parlamentare. Kjo është një betejë pa kthim, për aq kohë sa na shkelen ne të drejtat, imagjinoni qytetarët e thjeshtë se si shkelen. Mund të marrim çdo vendim ekstrem, nëse do jetë e nevojshme çdo vendimmarrje do e marrim”, u shpreh deputetja e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat