A do e votosh Berishën për kryetar të PD-së? Përgjigjet Gazment Bardhi

Shqipëria

A do e votosh Berishën për kryetar të PD-së? Përgjigjet Gazment Bardhi

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 06:39
Gazment Bardhi

Me firmë të sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Nokës, Berisha mbledh Kuvendin në 2 dhjetor. A do ta votëbesojë Gazment Bardhi si kryetar të PD-së?

Këtë përgjigje, kryetari i grupit të Partisë Demokratike e ktheu në “Now me Erla Mëhillin”, ku sqaroi se nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar paraprakisht.

“Sapo të kem një qëndrim për atë çështje padyshim që do ta bëj publik. Kam zgjedhur që qëndrimin tim ta kem të konsultuar me secilin prej kolegëve brenda grupit tonë parlamentar. Unë nuk kam marrë kurrë vendime i vetëm.

Në çdo akt dhe vendim që kam marrë si Gazment Bardhi e kam marrë pasi kam marrë dakordësinë dhe jam konsultuar, jo vetëm me kolegët brenda grupit parlamentar, por dhe me njerëz që kanë një eksperiencë të caktuar politike dhe po themi janë opozitarë me zemër dhe që e duan Partinë Demokratike të ecë përpara,” – u shpreh Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat