Majko: Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë në gjuhën serbe, prandaj abstenova

Shqipëria

Majko: Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë në gjuhën serbe, prandaj abstenova

Më: 28 janar 2013 Në ora: 12:00

Ish-kryeministri, Pandeli Majko në një deklaratë të bërë në rrjetin social “Facebook”, ka tha se, “abstenova sot kundër dëshirës sime, 3 marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës”.

Sipas Majkos marrëveshjet ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve, por arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. “Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje”, ka deklaruar Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat