Thyen xhamat e dyqanit dhe vodhën produkte të shumta dhe para, kapen autorët

Shqipëria

Thyen xhamat e dyqanit dhe vodhën produkte të shumta dhe para, kapen autorët

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është arrestuar dhe dy të mitur të tjerë nën hetim për vjedhjen e një dyqani në Bulqizë.

Denoncimin e ka bërë pronari i dyqanit L.O.,  59 vjeç në fshatin Gjoricë. Të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamat e dyqanit dhe kanë vjedhur produkte të ndryshe dhe një shumë parash.

Në pranga u vu 18-vjeçari V.K nga Bulqiza si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës për dy shtetas të moshës 16 dhe 13 vjeç.

Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat