Kaosi në Parlament, reagon edhe ambasadori gjerman

Shqipëria

Kaosi në Parlament, reagon edhe ambasadori gjerman

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:12
Karl Bergner

Pas SHBA dhe Britanisë edhe ambasada gjermani i ka bërë thirrje klasës politike që të bashkëpunojë.

Në një reagim, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner thotë se Parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij kushtetues.

Deklaratë e Ambasadorit Karl Bergner:

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, mbyllet reagimi i ambasadorit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat