Shqetësimet e ndërkombëtarëve për tensionet në Kuvend, reagon PD zyrtare

Shqipëria

Shqetësimet e ndërkombëtarëve për tensionet në Kuvend, reagon PD zyrtare

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:57
Kuvendi i Shqipërisë

Pas shqetësimeve të ndërkombëtarëe në lidhje me situatën e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar edhe PD zyrtare. Në një deklarat, nënkryetar Kreshnik Çollaku thotë se situata në Parlament është në interesin e dy personave që duan të mbajnë peng Shqipërinë.

Sipas tij, Ramës dhe Berishës u intereson kaosi në Kuvend për të mbijetuar në politikë.

Çollaku ngre dyshime për një marrëveshje mes Berishës dhe Ramës, me qëllim që në seanca të ofrohen shfaqje të tilla.

“PD ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanike, se “mosfunksionimi i përsëritur i ( Parlamentit)  vërejtur gjatë muajve të fundit,  nuk është në interes të Shqipërisë”.

Siç e kemi deklaruar dhe më parë, situata në Parlament është në interesin e dy personave që duan të mbajnë peng Shqipërinë, njëri që i fshihet drejtësisë dhe tjetri që kërkon t’i ikë përgjegjësisë për situatën ekonomike dhe aferat korruptive ku është zhytur qeveria e tij. Prandaj, në marrëveshje me njëri-tjetrin, në seanca ofrojnë shfaqe të tilla, ndërsa fshehurazi shkojnë në komisionet e Lindita Nikollës.

Siç u pa dhe në seancën e fundit, shqiptarët u privuan nga mundësia për të kuptuar se  çfarë ndodh me paratë e tyre, si do të përdorën ato në buxhetin e ardhshëm apo çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama për refugjatët.

Edi Ramës nuk i intereson të japë llogari. Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk u intereson vetingun në politikë, as hapja e listave dhe as vota e diasporës. Edi Ramës dhe Sali Berishës u intereson kaosi për të mbijetuar në politikë”, thuhet në reagimin e Çollakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat