Hoxha: Ja kush shënoi fundin e Martinajt

Shqipëria

Hoxha: Ja kush shënoi fundin e Martinajt

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:49
Ervis Martinaj

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se kush është ngjarja që shënoi fundin e Ervis Martinajt.

Sipas gazetarit është ngjarja në zonën e ish Bllokut e ndodhur në tetor të 2018, ku Ervin Mata u përplas me Eldi Dizdarin, ku u përfshi dhe Ervis Martinaj dhe mbeti i vrarë truproja i tij, Fabjan Gaxha.

Ky ishte momenti ku Ervis Martinaj doli zbuluar në skenë dhe shënoi fundin e tij.

Artan Hoxha ka thënë në emisionin “Opinion” se konflikti ka qenë mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit dhe Ervis Martinaj është thirrur nga jashtë.

Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që nga gushti i vitit 2022 dhe ende mbetet një msiter fat i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat