Basha i përgjigjet Ramës për reformën zgjedhore: E tregoi kë do në krye të opozitës

Shqipëria

Basha i përgjigjet Ramës për reformën zgjedhore: E tregoi kë do në krye të opozitës

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:58
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën zgjedhore.

Sipas tij, Edi Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.

“Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot.

Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha”, thuhet në reagimin e Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat