Plagosi shoferin e furgonit në Lezhë, del identiteti i autorit. Policia: Si ndodhi ngjarja

Shqipëria

Plagosi shoferin e furgonit në Lezhë, del identiteti i autorit. Policia: Si ndodhi ngjarja

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:48
Lezhë

Zbulohet identiteti i personit të plagosur dhe autorit të krimit në Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat