Makina e 3 autorëve të maskuar që grabitën argjendarinë në Kamëz

Shqipëria

Makina e 3 autorëve të maskuar që grabitën argjendarinë në Kamëz

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:27
Vetura me të cilën u krye grabitja

ABC News ka siguruar foto të automjetit që u përdor nga 3 persona të maskuar, të cilën grabitën një argjendari në Kamëz këtë të martë.

Nga fotot, shihet se automjeti është tip “BMW” me ngjyrë të bardhë.

Autorët, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari.

Policia ka ngritur pika të përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat