Dy aksidente brenda pak orëve në Belsh, humbin jetën dy persona

Shqipëria

Dy aksidente brenda pak orëve në Belsh, humbin jetën dy persona

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Belsh. 

Një 17-vjeçar ka përplasur një të moshuar këmbësore. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, ku motomjeti që po drejtonte adoleshenti B. A., ka përplasur 80-vjeçaren R. L.

Si pasojë e dëmtimeve, e moshuara ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti tjetër ndodhi pak orë më parë në aksin “Cërrik-Belsh”, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30. Automjeti me drejtues 49-vjeçarin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin që drejtonte 40-vjeçari S. T., banues po ashtu në Belsh. Si pasojë e aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat