Rama inspekton punimet në kantierin në ballinën ujore në Shkodër, porosia që la

Shqipëria

Rama inspekton punimet në kantierin në ballinën ujore në Shkodër, porosia që la

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 14:35
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e ballinës ujore në hyrje të Shkodrës.

Numri një i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali e cila është deputete në këtë qark dhe nga kryebashkiaku Benet Beci.

Rama i kërkoi drejtuesit të punimeve që të ketë më shumë ritëm duke u shprehur se shkodranët nuk kanë më durim për vepra të tilla.

“Ritëm, ritëm se shkodranët nuk kanë më durim se kemi dhe koston e pritjes së gjatë të pritjes nga demokracia.”- tha Rama.

Mes tjerash ky i fundit u shpreh se Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe ndërkohë nuk ka hyrje si qytetet e tjera të zhvilluara.

Është e rëndësishme të kuptohet kjo gjë. Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe njëkohësisht nuk ka hyrje. Duket si një shteg aty”- shtoi Rama.

Kryebashkiaku, Beci tha se me investimet që do të bëhen për hyrjen e qytetit, edhe vlera e pronave përreth do të rritet, e njëjta gjë që ndodhi në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat