Në mes të përplasjeve e tymuesve në Kuvend, pozita miraton buxhetin për vitin 2024

Shqipëria

Në mes të përplasjeve e tymuesve në Kuvend, pozita miraton buxhetin për vitin 2024

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:46 Përditësuar në ora: 10:24 më 07.12.2023
Kuvendi i Shqipërisë

Mazhoranca miraton mes kaosit buxhetin e vitit 2024. Nikolla mbyll seancën parlamentare brenda pak minutave

Mes kaosit, Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe 4 kundër.

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje ka zgjatur vetëm pak minuta.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla hodhi votim projektbuxheti dhe paketën fiskale e cila është miratuar me shpejtësi dhe pa diskutime.

Ky është ndër rastet e rralla kur buxheti kalon pa diskutime në Parlament.

Hodhi tymuese në Kuvend, Nikolla përjashton deputetin e PD, Dogjani

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Asllan Dogjani.

Vendimi erdhi me pretendimin se Dogjani hodhi tymuese në Kuvend.

“Turp, turp”, Rama pritet me brohoritma në sallën e Parlamentit. Salianji: Siç vidhni buxhetin doni të vidhni edhe karriget

Ndërkohë që seanca parlamentare, deputetët e opozitës e kanë pritur me brohoritma kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit mbërriti në sallën e seancave plenare.

Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai. Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo.

Garda bëhet “gardh” në sallën e Parlamentit, nuk lejon grumbullimin e karrigeve në foltore. Deputetët e opozitës u bien tavolinave

Foltorja e Parlamentit është bërë gardh me punonjës të Gardës.

Ndërsa deputetët e opozitës mblodhën karriget për t’i grumbulluar si zakonisht atje, gardistes nuk i kanë lejuar duke bërë që karriget të grumbullohen më afër tavolinave të deputetëve.

Në pamjet e transmetuara live nga deputetët e opozitës, dëgjohen momentet kur u bien tavolinave me shishet e ujit.

“Sillni ushtrinë, bre*ët me vija”, deputetët e opozitës ironizojnë praninë e Gardës në Kuvend

Tensione dhe përplasje në Kuvend.

Deputetët e opozitës, teksa tentuan që të vendosnin karrige të përmbysura në mes të sallës, janë penguar nga punonjësit e Gardës.

Ndërkohë, në sfond të videos të publikuar nga deputetja Ina Zhupa, dëgjohen ligjvënësit që sugjerojnë që Rama të sjellë edhe ushtrinë në Kuvend.

“Sillni ushtrinë, bre*ët me vija”, dëgjohen teksa thonë deputetët.

“Të q* nënën”/ Degradon sherri në Kuvend, deputetët shpërthejnë në sharje e ofendime ndaj gardës

Sharje e ofendime në Kuvend gjatë tensioneve mes gardës dhe deputetëve të opozitës.

“Legena”, “Të q*i nënën”, dëgjohen ligjvënësit duke thënë teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes tyre.

Ndërsa një tjetër bërtet: “More qelbësira, na thyet duart.”

Tensionet mes Gardës dhe deputetëve të opozitës nisën për karriget në Kuvend.

Teksa Garda tentoi t’i ndalonte që ti vendosnin grumbull dhe përmbys në sallë, janë përballur me rezistencën e ligjvënësve opozitarë.

“Lërini karriget, punëtorë të komunales jeni ju?”, Salianji-Sigurisë së Kuvendit: Jeni punonjës të Gardës

Vijojnë sërish tensionet brenda sallës së Kuvendit.

Teksa deputetët e opozitës tentojnë që të zbatojnë skenarin e tyre për të bllokuar punimet në Kuvend.

Në një lidhje live në FB që ka nxjerrë deputetja Ina Zhupa dëgjohen deputetët e PD teksa i thonë gardistëve; “Lërini karriget, punëtorë të komunales jeni ju?”.

Ndërkohë Salianji i drejtohet sigurisë se ata janë punonjës të Gardës.

“Kujdesuni se ka futur shashka”, deputetët u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në hyrje të sallës së seancave

Ndërsa pritet të nisë seanca plenare, deputetët u janë nënshtruar kontrolleve të rrepta në hyre të sallës së Parlamentit.

Në pamjet e transmetuara nga deputetët e opozitës, shihet momenti kur deputetët heqin xhaketat për të kaluar nëpërmjet një pajisje skanimi.

Këtij kontrolli i janë nënshtruar edhe deputetët e Partisë Socialiste.

“Kujdesuni nga Elisa sa ka futur shashka”, dëgjohet të thotë një prej deputetëve të opozitës, ndërsa kjo e fundit përgjigjet me të qeshur “ka edhe më keq”.

“Lëshojë karrigen”, Dogjani me tone të forta, debate të ashpra me Gardën: Mos më prek!

Tensione në sallën e Kuvendit.

Teksa deputetët e PD-sëm tentojnë që të mbledhin karriget në mes të sallës së Kuvendit, ata janë penguar nga Garda.

Ndërkohë në një video shfaqet Asllan Dogjani teksa debaton ashpër me një punonjës të Gardës, ku i shprehet që të lëshojë karrigen dhe mos ta prekë.

Për më tepër shihni videon.

Sot miratimi i buxhetit 2024, opozita paralajmëron sërish kaos. Berisha dhe 5 të tjerë të përjashtuar

Ndërsa sot pritet që të miratohet nen për nen dhe në tërësi buxheti i vitit 2024, opozita ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës. Në seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 Dhjetorit.

Komisioni i Etikës vendosi të mërkurën që të përjashtojë me dhjetë ditë nga Kuvendi Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë që e mbështetën. Përveç Berishës, janë përjashtuar deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka, të cilët shkaktuan kaos dhe ndezën flakadanë.

Ishte mazhoranca ajo e cila, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të Foltores të cilët përdorën flakadanë në sallën e Kuvendit.

Sipas PS-së, këto sjellje janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat