Në burg për korrupsion, Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Në burg për korrupsion, Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:08
Leonard Palushi

Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan Leonard Palushi depoziton rekurs në gjykatën e lartë.

Ai kërkon të shpallet i pafajshëm duke kundërshtuar vendimin e gjykatës së Posaçme e Apelit për Krimin dhe Korrupsionin e cila la në fuqi dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij u vendos 2 vjet e 4 muaj.

Ish-shefi i Krimeve të Elbasanit është shpallur fajtor për “korrupsion”. Sipas hetimeve të SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej, në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.

Njëkohësisht, SPAK kërkoi sekuestrim e mjetit dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat