Grabitja në Prush, reagon ministri Balla: Policia po punon për të zbardhur ngjarjen

Shqipëria

Grabitja në Prush, reagon ministri Balla: Policia po punon për të zbardhur ngjarjen

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:24
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë për mediat ritheksoi se ‘vetëpastrimi i policisë vazhdon’.

I ndalur tek ngjarjet e fundit të grabitjeve, Balla tha se ka kërkuar që Policia e Shtetit të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Për rastin e Prushit hetimet vazhdojnë.

Ndërkohë kemi një rritje kriminale në prag të festave, por Policia e Shtetit ka një rekord historik sa i përket goditjes së personave të përfshirë në veprimtari kriminale me vjedhje”, ka shtuar Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat