Me 6 kg drogë e 1 kg eksploziv, arrestohet autori i dytë në Kukës. Në korrik u arrestua edhe i vëllai

Shqipëria

Me 6 kg drogë e 1 kg eksploziv, arrestohet autori i dytë në Kukës. Në korrik u arrestua edhe i vëllai

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Kukës

Një 52-vjeçar nga fshati Brekije në Kukës u arrestua nga policia pasi rezultonte në kërkim prej datës 20 korrik të këtij viti.

Flamur Aliaj, ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Cooperation”, ndërsa në pranga ka përfunduar më herët vëllai i tij dhe një bashkëpunëtor.

Njoftimi:

Kukës/Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bashkëposedues i 1 kilogrami lëndë eksplozive, 6 kilogramëve cannabis sativa dhe një sasie municioni luftarak, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari i shpallur në kërkim.

Lënda eksplozive, droga dhe municioni u gjetën nga Policia, më datë 20 korrik 2022, si rezultat i operacionit “Cooperation”. Gjatë tij u arrestuan vëllai i 52-vjeçarit dhe një 36-vjeçar, bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në fshatin Brekije.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation”, më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat