Farat jashtë standardi, ekspertët në Korçë: Më shumë përdoren për grurin

Shqipëria

Farat jashtë standardi, ekspertët në Korçë: Më shumë përdoren për grurin

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e sipërfaqes bujqësore në Korçë nuk mbillet me fara të standardeve shtetërore. 

Ekspertë të fakultetit bujqësor të Universitetit Fan Noli, përmes një studimi, i cili është përqendruar në kulturat kryesore si gruri, misri, patatja, etj, kanë sjellë një fotografim të gjendjes reale të përdorimit të farave sipas standarteve shtetërore nga ana e fermerëve.

Sipas të dhënave, sipërfaqja bujqësore e kultivuar me fara sipas standardeve shtetërore, varion nga 3.3% për kulturën e patates deri në 27% për grurin. Pjesa tjetër mbillet me fara që fermerët i ruajnë tradicionalisht apo me ato që vijnë nga importi.

Ne arritëm në një konkluzion që në sektorin e bujqësisë niveli i përdorimit të farave sipas standardeve shtetërore është shumë i ulët dhe kjo është ndoshta hallka më e dobët për rritjen e prodhimit bujqësor. Ne evidentuam disa kultura që shkojnë nga 27 % për grurin, por ka kultura që janë 4-5% që përdorin fara të standardit shtetëror. Duke bërë një analizë të të gjithë faktorëve ne arritëm në konkluzionin që ka nevojë për disa reforma të cilat janë strukturore në fushën e prodhimit të farave”, tha Adrian Maho, ekspert i bujqësisë.

Ndër hallkat që ekspertët e shohin si të domosdoshme për t’u reformuar janë Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në shërbim të prodhuesve, në mënyrë që të përmirësohet situata e tregut të farave, ku aktualisht dominojnë hibridet e huaja, që shpesh i bëjnë fermerët të prodhojnë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat