Korça e rezervuar e gjitha për Krishtlindje, 98% e kapaciteteve të zëna

Shqipëria

Korça e rezervuar e gjitha për Krishtlindje, 98% e kapaciteteve të zëna

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:20
Korça

Shqiptarët dhe jo vetëm edhe këtë vit kanë zgjedhur Korçën si një destinacion për të kaluar festën e Krishtlindjes.

Burime të siguruara pranë operatorëve turistike bëjnë të ditur se 98% e hoteleve, bujtinave dhe shtëpive pritëse janë të rezervuara nga data 23 deri në datën 25 dhjetor.

Gjithahstu bëhet me dije se në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës për këto data rezervimet janë 100%, çka tregon se Korça dhe fshatrat turistike mbeten më të kërkuarit.

Kjo vërehet dhe nga platforma e rezerimeve booking, aty ku nuk ka më hapsira për të pronetuar dhoma apo qoftë dhe apartamente në këto data.

Operatorët turistike Korçë, Dardhë e Voskopojë bëjne të ditur se edhe për datat 30,31 dhe 1 Janar janë të rezervuara masivisht.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit rezervime të shumta kanë ardhur nga shqiptarët që jetojnë në Greqi por dhe vende të tjera të BE.

2023 ka sjellë për Korçën dhe një rrritje të kapaciteteve akomoduese edhe në fshatin turistik Boboshticë si dhe Pazarin e Vjetër të Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat