Reshje dëbore dhe erë e fortë, disa zona në Kukës pa energji elektrike

Shqipëria

Reshje dëbore dhe erë e fortë, disa zona në Kukës pa energji elektrike

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar problemet e para në furnizim me energji elektrike në zonat e thella malore.

Disa prej njësive administrative kanë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Subjektet kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve vijojnë punën në terren.  Sa i përket furznizimit me ujë të pijshëm nuk raportohen probleme.

Njoftim i detajuar për qarkun e Kukësit:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 16.12.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me  intensitet të ulët dhe në zonat e thella malore reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër, fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat