“Tokat po lihen djerrë”, traktoristi i Kukësit: Kostot janë të larta, fshatrat po braktisen

Shqipëria

“Tokat po lihen djerrë”, traktoristi i Kukësit: Kostot janë të larta, fshatrat po braktisen

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 23:10
Traktoristi i Kukësit

Këtë sipërfaqe toke në periferi të Kukësit Haki Elezi po e punon dhe po e bën gati për t`u mbjellë me grurë. Prej më shumë se 20 vitesh ushtron zanatin e traktoristit. Punën e nis herët në mëngjes dhe e përfundon me perëndimin e diellit. Krah ka edhe djemtë. Puna në bujqësi ka vështirësi megjithatë Hakiu tregon se përpiqet të krijojë marrëdhënie të mira me njerëzit që bashkëpunon.

Vetë nuk do të heqë dorë nga ky zanat, por djemtë të cilët punojnë me të i këshillon të orientohen drejt profesioneve të tjera.

Me kalimin e viteve fermerët kanë hequr dorë nga tokat. Sipërfaqet që punohen e mbillen ende janë reduktuar ndjeshëm kohët e fundit. Hakiu thotë se kostot janë rritur shumë aq sa fermerëve u kushton më pak t`i blejnë prodhimet që konsumojnë sesa t`i kultivojnë.

Mjeteve bujqësore që ka u rri në kokë, duke u bërë shërbime e kontrolluar herë pas here. Thotë se me ato ka mbajtur familjen. Në mënyrë që fshatrat të mos braktisën dhe fermerët të mos I lënë tokat djerrë, Hakiu kërkon nga shtetit më shumë vëmendje e mbështetje financiare për zonat rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat