Po transportonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 19 vjeçari

Shqipëria

Po transportonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 19 vjeçari

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia ka bërë të ditur se i riu po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, gjashtë emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se 19 vjeçari do të merrte 300 euro për secilin emigrant. Në pranga ka rënë edhe një 28 vjeçar pasi në aksin rrugor “Durrës-Tiranë” ka përplasur automjetin me të cilin shtetasi 19 vjeçari që po transportonte emigrantët dhe një automjet tjetër.

Për pasojë janë dëmtuar 19 vjeçari që po transportonte emigrantët dhe njëri nga emigrantët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat